Bleu një çantë mijëra dollarë, fansat i kthehen kundër Cardi B

  • A.P /
  • 07 December 2020 - 18:23
Bleu një çantë mijëra dollarë, fansat i kthehen kundër Cardi B

Një pyetje e Cardi B i bëri të gjithë fansat t’i kthehen kundër e madje të shpërthejnë në kritika ndaj saj. Reperja pyeti ndjekësit nëse duhej të blinte një çantë 88 mijë dollarëshe dhe askujt nuk i ka pëlqyer kjo gjë.

Ndjekësit në rrjete sociale nisën menjëherë nga kritikat duke theksuar faktin se shumë njerëz në botë vuajnë nga varfëria, veçanërisht gjatë kësaj kohe pandemie. “Fshije këtë postim. Nuk është i përshtatshëm, veçanërisht në mes të një pandemie globale”, i shkroi dikush Cardi-t.

“Njerëzit janë duke vuajtur. Nuk mund të blejnë ushqime ose të paguajnë qiratë dhe ti flet gjithë seriozitet për një çantë që kushton kaq shumë. Pse nuk i dhuron ato para tek fansat. Ne jemi arsyeja që ti ke kaq shumë para për t’i harxhuar”, i komentoi një ndjekës tjetër.

Image

Mirëpo dhe përgjigja nga reperja nuk vonoi dhe ajo zbuloi se ka dhuruar miliona dollarë gjatë pandemisë. Ajo ka shpjeguar se bashkë me brandin Fashion Nova ka dhënë 1 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga Covid-19 në fillim të këtij viti.

Gjithashtu ajo theksoi se ka ndihmuar me vakte ushqimore në një spital në New York dhe se 2 muaj më parë ka dhënë 1 milion dollarë për fansat e saj.

Megjithatë si përfundim ajo vendosi ta blinte çantën e ju kërkoi falje fansave, vetëm që ata të ndiheshin të kënaqur.

(Kosova Sot Online)