Xhensila Myrtezaj, si përherë unike në fotosesionin e ri

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 08:57
Xhensila Myrtezaj, si përherë unike në fotosesionin e ri

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të jetë ndër më të dashurat për publikun e gjerë.

Ajo përmes imazheve dhe videove të ndryshme, shpeshherë tenton të përçojë vetëm energji pozitive tek fansat e saj.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, por me mesazh ajo ka bashkuar edhe setin e ri fotografik.

Xhensila zgjodhi të ndajë disa imazhe, ku në rend të parë ka vënë tiparet e bukurisë, për të cilat komentohet mjaft shumë.

“Bëhuni të mirë, bëhuni të dashur”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi i tillë ngjalli reagime të shumta të ndjekësve, të cilat komentonin se sa e mrekullueshme ajo dukej.

Theksojmë se “Panorama” është projekti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupin.

(Kosova Sot Online)