Familjen apo të dashurin? Fifi vendoset përballë zgjedhjes më të vështirë

  • G.G /
  • 08 December 2020 - 10:35
Familjen apo të dashurin? Fifi vendoset përballë zgjedhjes më të vështirë

Fifi zbuloi para pak javësh në emisionin “Shiko kush luan” se tatuazhin “Stracciatella” në krahun e saj ja ka dedikuar djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi në emision.

Duket se ky tatuazh është shumë special për të, aq sa ajo nuk ka ndërmend ta heq kurrë nga trupi çfarëdo që t’i ndodhë në jetë. Së fundmi këngëtarja ka zhvilluar një bisedë virtualisht me ndjekëset e saj, të cilët u treguan mjaft kurioz për të ditur detaje të tjera rreth dashurisë së Fifit për “stracciatella”-n e saj.

Dikush nga ndjekësit e pyeti nëse këngëtarja do e fshinte këtë tatuazh nëse nuk do të ishte me më këtë djalë në të ardhmen dhe Fifi tha me bindje të plotë se nuk do e bëjë këtë gjë.

“Natyrisht që jo! Është pjesë e historisë sime, biles do krenohesha me të kalumen tem”, është përgjigjur këngëtarja.

Kur u vendos të zgjidhte mes familjes dhe “stracciatella”-s së saj, Fifi dha një përgjigje shumë diplomatike.

“Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem! Kështu që patjetër familja”, u shpreh këngëtarja, duke vërtetuar dhe një herë se është kokë e këmbë e dashuruar.

I dashuri i Fifit jeton në Gjermani dhe në media është përhapur lajmi se ai quhet Xhuljo Tabaku. Këngëtarja është shprehur se djali në fjalë luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e saj, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera në lidhje me të.

(Kosova Sot Online)