Kënga “Kokaina” qarkulloi në rrjet para publikimit, reagon Don Xhoni

  • G.G /
  • 08 December 2020 - 13:49
Kënga “Kokaina” qarkulloi në rrjet para publikimit, reagon Don Xhoni

Don Xhoni reagon pasi ia publikuan këngën.

Reperi Don Xhoni është emër i ri i skenës muzikore shqiptare, por njëherësh shumë i suksesshëm.

Së fundi, reperi kishte paralajmëruar projektin “Kokaina”, për të cilin i ndodhi një e papritur para publikimit.

Kënga e tij filloi të qarkullonte ilegalisht në internet dhe kjo bëri që të reagonte reperi, duke vendosur edhe ta ndryshojë datën e publikimit.

Me anë të një postimi, ai bëri të ditur se kënga e tij e re publikohet sot (e martë) në orën 20:00 dhe ka një mesazh për ata që ia nxorën këngën.

“E di qe u bo konga KOKAINA leak për ket arsye publikohet nesër në ora 20:00. Nuk osht mire mundin qe e ka bo dikush ndjersen edhe punen edhe nese e keni kongen me postu pa tdrejta t artistit. Gjithdrdi ati-asaj qe e ka bo leak ja pershendes me te dashurit e familjes. Nuk ka kush na ndal mas krejt ksaj dashnie e krejt kti suporti qe cdo dit e ma shume po rritet. Ju dua, Don Xhoni”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)