Dafina Zeqiri dhe Yll Limani janë bërë bashkë për të sjellë hitin e radhës

  • G.G /
  • 08 December 2020 - 15:19
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani janë bërë bashkë për të sjellë hitin e radhës

Këngëtarja Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe më me stil në vend.

Dafina kohët e fundit ka qenë më aktive se kurrë sa i përket jetës së saj profesionale.

Ndërkaq ajo është duke punuar diçka ku të gjithë janë bërë shumë kuriozë, si duket ajo është duke ardhur më një bashkëpunim me këngëtarin më të mirë të baladave Yll Limanin.

Këtë e kanë bërë të ditur vet këta të fundit ku në një postim në llogaritë e tyre në Instagram kanë publikuar foto ku duken në studio dhe përkrahë fotos kanë zbuluar edhe titullin e këngës më të re.

Kënga do të titullohet “Mos shko” dhe duket se do të jetë një këngë mjaftë interesante.

Pasi që kanë bashkuar forcat këta dy artistë, të gjithë mezi po e presin këtë projekt, por deri në publikimin e tij, neve na duhet të presim për të parë më shumë rreth këtij projketi.

(Kosova Sot Online)