Shifra e çmendur! Kaq shpenzuan Mozzik dhe Getinjo për veshjen e tyre në projektin e fundit!

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 11:41
Shifra e çmendur! Kaq shpenzuan Mozzik dhe Getinjo për veshjen e tyre në projektin e fundit!

Tre ditë më parë Mozzik dhe Getinjo kanë publikuar këngën e tyre më të re.

Kënga u prit mjaftë mirë dhe u pëlqye shumë nga publiku, kështu për më pak se dy ditë kënga e tyre është duke u shoqëruar me 2.4 milion klikime në youtube.

Kënga “El Chapo” u kthye menjëherë në hit, ndërsa Mozzik dhe Getinjo tërhoqën vëmendjen me “look-un” e tyre.

Por a jeni kureshtarë të dini se sa ka kushtuar veshja e djemve në këtë projekt?

Faqja “Shqip Closet” në Instagram ka zbuluar shifrën e çmendur që dy vëllezërit kanë shpenzuar për pamjen e tyre.

Në total, Mozzik ka shpenzuar 37,702 euro për look-un, ndërsa Getinjo 49,674.

Pra, dy djemtë kanë kapur shifrën 87,376 euro vetëm për një veshje!

(Kosova Sot Online)