Për herë të parë pas 42 vitesh, familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për këtë Krishtlindje!

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 12:04
Për herë të parë pas 42 vitesh, familja Kardashian do të bëjë diçka ndryshe për këtë Krishtlindje!

Këtë vit, bota po përballet me një sfidë tepër të vështirë, Covid-19, që ka prishur totalisht planet tona.

Për shkak të rregullave anti-Covid janë vendosur fasha orare e janë ndaluar grumbullimet, ndërkohë që spitalet në të gjithë botën janë të mbushura me pacientë që luftojnë për jetën.

Për shkak të emergjencës Covid-19, edhe familja e famshme Kardashian do të dalë këtë vit nga skenari i saj dhe nuk do të bëjë asnjë organizim madhështor për Krishtlindje.

Festa ka qenë traditë për 42 vite me radhë në shtëpinë e tyre, që në vitin 1978, mirëpo tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Khloe Kardashian ka njoftuar ndjekësit në rrjete sociale se festa e tyre është anulluar për herë të parë pas 42 vitesh.

“Rastet COVID po dalin jashtë kontrollit në Kalifoni”, shkruan ajo duke shtuar më pas,  “Kështu që ne vendosëm që nuk po bëjmë një festë në prag të Krishtlindjes këtë vit. Është hera e parë që nuk do të kemi një ndejë në prag të Krishtlindjes që nga viti 1978 besoj”.- është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)