Cozman i nënshtrohet një operimi

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 14:50
Cozman i nënshtrohet një operimi

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka shqetësuar fansat lidhur me njoftimin e fundit.

Ai ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës bëri të ditur se sot (e mërkurë) do t’i nënshtrohet një operimi.

Madje, ai shtoi se ky është vetëm një nga operimet që ka kryer së fundi, por tha se fatmirësisht do të jetë i fundit.

“Sot është operimi im i fundit dhe unë jam i lodhur me këtë”, tha reperi, i cili publikoi pamje nga spitali.

Reperi Cozman kohën e fundit nuk ka qenë aktiv me projekte muzikore, kënga e fundit e tij është “You know me”, megjithatë këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen. 

(Kosova Sot Online)