Dafina Zeqiri dhe Dj Greek me postimin e fundit shtojnë dyshimet se janë bashkuar

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 14:54
Dafina Zeqiri dhe Dj Greek me postimin e fundit shtojnë dyshimet se janë bashkuar

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri tash e disa kohë është bërë kryefjala e mediave rozë, kjo edhe për shkak jetës së saj private dhe lidhjes së dashurisë që ajo ka pasur me Dj Greek.

Edhe pse dyshja kanë thënë që nuk janë bashkë, ata vazhdimisht shihen pranë njëri-tjetrit dhe kjo ka bërë që të dyshohet se këta të fundit janë ende në lidhje.

Dj Greek dhe Dafina Zeqiri kanë dëshmuar disa herë se janë të fiksuar pas atlateve, ndërkaq ata së fundmi kanë postuar një video në Instagram ku duken me atlete të njejta.

Të dy kanë treguar edhe më herët dollapet e këpucëve të tyre, të cilat i kanë plot e përplot me atlete. Pra, duket se ky fiksim i përbashkët i ka bashkuar akoma më shumë ata.

(Kosova Sot Online)