Arbana nuk është nënë e mirë për shkak se vesh minifunde!

  • A.P /
  • 09 December 2020 - 18:06
Arbana nuk është nënë e mirë për shkak se vesh minifunde!

Pavarësisht se është më e zënë se kurrë më parë, moderatorja qëndron aktive edhe në rrjete sociale, sidomos në Instagram.

Së fundmi është kthyer në kohë për ta publikuar një foto nga e kaluara.

“Instagrami më kujtoi që sot 4 vite më parë, kam vizituar për here të pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr, nje “must”; Shën Petersburgë Mezi pres të kthehemë”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos.

Pranë fotos së postuar ajo ka pranuar komente të shumta pozitive, ndër to kritika për minifundet që vesh.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”, ka shkruar një nga komentuesit dhe nuk ka munguar reagimi i saj.

“Një nënë shumë e lumtur”, ia ktheu ajo.

(Kosova Sot Online)