Rita ishte vetëm 1 prej tyre. VIP-at që thyen rregullat gjatë pandemisë

  • G.G /
  • 10 December 2020 - 11:13
Rita ishte vetëm 1 prej tyre. VIP-at që thyen rregullat gjatë pandemisë

Lajmi se Rita Ora theu rregullat anti-covid duke organizuar një darkë mes miqsh për ditëlindjen e saj bëri bujë në mediat e huaja gjatë këtyre ditëve. Madje këngëtarja pagoi gjobë dhe kërkoi falje publike. Mirëpo nuk është Rita e vetmja që theu masat, ndonëse për të u bë shumë zhurmë.

Në nëntor, edhe P Diddy organizoi një festë për 51-vjetorin e tij duke ftuar personazhe të njohur e duke postuar video në Instagram. Reperi u sulmua nga fansat, të cilët e quajtën “egoist”.

Kendall Jenner ishte një tjetër e famshme që në tetor, kur mbushi 25 vjeç organizoi një festë. Edhe modelja u sulmua, por e ëma Kris Jenner i doli në mbrojtje. “Njerëzit kanë opinione të ndryshme. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të jemi të përgjegjshëm në mënyrën tonë dhe ne po e bëjmë”.

Motra e Kenallit, Kim Kardashian gjithashtu nuk pyeti për pandeminë duke ftuar njerëzit e saj të dashur në një festë në një ishull privat. Kim u kritikua jo vetëm nga fansat, por edhe nga personazhe të famshëm.

The Chainsmokers u sulmuan në Twitter pasi organizuan një koncert në korrik. Nga videot e publikuara, njerëzit nuk po mbanin distancën dhe shumica ishin pa maskë. Organizuesit e koncertit morën gjobë.

(Kosova Sot Online)