Po kërkohet nga policia, Stresi thotë se edhe sot do të marrë pjesë në protestë

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 19:04
Po kërkohet nga policia, Stresi thotë se edhe sot do të marrë pjesë në protestë

Stresi ka njoftuar se edhe sot t’iu bashkohet protestuesve në Tiranë.

Pas protestës së djeshme e cila u zhvillua në Tiranë, Policia e Shqipërisë e shpalli në kërkim reperin Arkimed Lushaj (Stresi).

Lidhur me protestën e djeshme janë arrestuar disa persona, ndërsa disa të tjerë, mes tyre edhe Stresi, u shpallën në kërkim nga Policia.

Por, pavarësisht asaj se po kërkohet nga Policia, Stresi me anë të një videoje në Instagram, njoftoi se edhe sot do të protestojë, derisa dikush të japë dorëheqje.\

Image

(Kosova Sot Online)