Rina Balaj pozon e zhveshur nga vaska

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 20:44
Rina Balaj pozon e zhveshur nga vaska

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti me projekte muzikore të shumta, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Rina ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

 

Jo të pakta janë rastet edhe kur reperja nga Istogu ndan me ndjekësit, çastet e këndshme që kalon me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi të realizuar me të dashurin në vaskë, ku shfaqen duke kaluar çaste romantike me njëri-tjetrin. Rina e ka shoqëruar imazhin me një emoji në formë zemre, duke simbolizuar kështu dashurinë e madhe që çifti ndjejnë për njëri-tjetrin.

Sa i përket muzikës, reperja Balaj është duke shijuar suksesin e këngës “Zjarr”, të cilën e publikoi një muaj më parë.

Image


(Kosova Sot Online)