Ariana Grande surprizon gjithë fansat, ka gati dhuratën më të madhe për fundvit

  • A.P /
  • 10 December 2020 - 22:48
Ariana Grande surprizon gjithë fansat, ka gati dhuratën më të madhe për fundvit

Ariana Grande do të bëhet pjesë e Netflix me një film të shkurtër për turneun e saj botëror “Sweetener”. Këngëtarja ka njoftuar se ajo do të publikojë “excuse me, i love you” për të treguar një pjesë nga jeta e saj gjatë turneut të 2019-tës. Gjithashtu ajo ka treguar se është gati të ngadalësojë disa gjëra në jetën e saj.

“Kjo do të jetë si një letër dashurie për të gjithë ju, si një festë për të gjitha gjërat që kemi ndarë këto vitet e fundit. e di që ky projekt kap vetëm disa pjesë të turneut, por dua thjesht t’ju falënderoj të gjithëve që më keni dhënë më shumë në këtë jetë nga ç’ kisha ëndërruar”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

(Kosova Sot Online)