Dafina Dauti uron vajzën për ditëlindje: Një ditë do të jemi bashkë dhe të lumtura

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 10:40
Dafina Dauti uron vajzën për ditëlindje: Një ditë do të jemi bashkë dhe të lumtura

Këngëtarja Dafina Dauti ka uruar vajzën e saj për ditëlindje.

Mirëpo, përmes statusit që bëri, ajo la të kuptojë se pas ndarjes nga bashkëshorti, nuk e ka fituar akoma kujdestarinë e saj.

“Mund të na ndalojnë që të shoh, për momentin, por, një ditë do jemi bashkë unë ti dhe Liza” citohet ndër tjera Dafina.

Duke mos dhënë informacione tjera, këngëtarja ka shprehur urimet më të mira për të bijën.

Kujtojmë që Dafina ka edhe një vajzë të quajtur Elizabeta.

(Kosova Sot Online)