Na e kishin mbajtur sekret, publikohet në rrjet kënga e Mozzik dhe Taynës!

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 12:38
Na e kishin mbajtur sekret, publikohet në rrjet kënga e Mozzik dhe Taynës!

Uuuu lakmitare ke mendu që munesh me m’ble me pare!

Edhe sot mbetet ende një hit super bashkëpunimi i Mozzik dhe Taynës.

Dyshja solli një super hit në janar të këtij viti të titulluar “Edhe ti” që do kthehej në refrenin e dimrit, për tu dëgjuar më pas përgjatë gjithë vitit. Momentalisht ky videoklip numëron mbi 37 milionë klikime.

Duke qenë se shihet si një nga dyshet më të forta në industrinë e muzikës shqiptare, të dy super të talentuar dhe me super kimi, fansat kërkuan t’i shihnin sërish bashkë dhe si duket ata po ua realizojnë dëshirën.

Dy reperët kanë regjistruar këngën që prej ditësh po qarkullon online, teksa mbetet ende mister se si doli nga studio para kohe.

Nga videoja e publikuar shihet se ajo titullohet “Pram”, por nuk dihet kur do dalë me klip nga ata.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/Mozzik-ft-Tayna-Pram-1.mp4?_=1

Kujtojmë se gjatë verës u hapën me shpejtësi zërat se dy artistët i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Por ishte Mozzik, ai i cili hodhi poshtë këto thashetheme, duke u shprehur për “iconstyle.al” se ata janë shok dhe e respekton shumë Taynës.

Disa ditë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re bashkëpunim, të titulluar “El Chapo”.

Kënga u prit mjaft mirë dhe u pëlqye shumë nga publiku, dhe deri tani ka arritur 3.6  milion klikime në Youtube.

Nga ana tjetër, kënga e fundit e Taynës është “Qe qe”, që rezultoi një mega sukses dhe vijon ende të dëgjohet shumë.

Pak javë më parë, menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli në një prononcim për “iconstyle.al” bëri me dije se Tayna ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare, por pa zbuluar emra.

Për shkak të pandemisë videoklipet e këtyre këngëve ende nuk janë xhiruar, por shpresojmë që shumë shpejt të mësojmë se çfarë po na gatuan Tayna.

(Kosova Sot Online)