Fillimisht e mohuan! Andrra sapo konfirmoi lajmin se ajo dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë!

  • G.G /
  • 12 December 2020 - 15:31
Fillimisht e mohuan! Andrra sapo konfirmoi lajmin se ajo dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë!

Disa javë më parë në media qarkulloi një lajm se Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëheshin prindër për herë të dytë.Mediat raportuan se Andrra është në pritje të ëmbël dhe madje ishte zbuluar gjinia e fëmijës. U tha se çifti do të bëheshin sërish prindër të një djali, por asgjë nuk ishte konfirmuar prej tyre.

Vetë Sinan Hoxha reagoi në lidhje me këtë lajm nëpërmjet një Instastory, duke nënkuptuar se lajmet janë thjesht thashetheme dhe se nuk janë në pritje të një bebushi.

“Nuk është e vërtetë”, shktoi Hoxha menjëherë pas lajmeve, duke hedhur poshtë lajmet se Andrra është shtatzënë.

Mirëpo, e vërteta është ndryshe dhe këtë na e tregoi vetë Andrra ditën e sotme. Ajo postoi në rrjetet sociale një foto shumë të bukur, ku shihet e veshur me një fustan të bardhë teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.

Pritja me e embel, e lumtur dhe mirenjohese per cdo sekond te jetes, te presim me padurim!”- ka shkruar bukuroshja zeshkane.

Andrra nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, por me siguri do e tregojë së shpejti.

Ndërkohë kujtojmë se dyshja e njohur janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Ansi.

(Kosova Sot Online)