Luana Vjollcës i kushtoi dy mijë euro paraqitja skenike

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 18:00
Luana Vjollcës i kushtoi  dy mijë euro paraqitja skenike

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë shumë e komentuar për stilin e veçantë e njëherësh për paraqitjet elegante në ekran.

Biondja, e cila në Instagram numëron afro dy milionë ndjekës, kësaj radhe ka befasuar me ‘look-un’ e ri.

Ajo mori vëmendje të madhe me një fustan të zi të shkurtër dhe me një palë gete të po së njëjtës ngjyrë.

Së fundmi, faqja ‘Shqip Closet’ në Instagram ka treguar se ka kushton dukja ekstravagante e Vjollcës, duke qenë se u përfol në masë të madhe nga ndjekësit e fansat.

Sipas saj, fustani satin i ‘Tabja’ i Luanës kushton 156 euro, taket e markës ‘Louboutin’ 575 euro si dhe bizhuteritë e saj kapin vlerën e 1245 euro.

(Kosova Sot Online)