Po jetojnë të ndarë, por pse Kimi nuk i jep divorcin Kanye-t?

  • G.G /
  • 14 December 2020 - 10:27
Po jetojnë të ndarë, por pse Kimi nuk i jep divorcin Kanye-t?

Kim Kardiashian dhe Kanye West raportohet se e kanë të vështirë të qëndrojnë bashkë si një çift, por divorci nuk është në planet e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se çifti po jetojnë të ndarë dhe mes tyre gjërat nuk kanë qenë mirë prej muajsh.

Arsyeja pse ata nuk po e mendojnë divorcin janë fëmijët. Kim dhe Kaye kanë 4 fëmjë: North, 7 vjeçe, Saint, 5 vjeç, Chicago, 2 vjeçe dhe Psalm, 1 vjeç.

Fëmijët po jetojnë në Los Angeles me Kimin, por shpesh shkojnë të vizitojnë babain e tyre në Wyoming, aty ku ai po merret me muzikë.

Një burim pranë çiftit tha se pavarësisht ndarjes së tyre të përkohshme, Kanye vazhdon ta dojë Kimin dhe vazhdon ta mbështesë atë. Nga ana tjetër edhe Kimi e dashuron Kanye-n, ndonëse po jetojnë të ndarë. Kim duket e lumtur me fëmijët në L.A dhe ka pranë familjen e saj.

(Kosova Sot Online)