Ndjekësit turq kanë një merak të madh: Pse Almeda i mëson shqip djalit me zor

  • G.G /
  • 14 December 2020 - 10:32
Ndjekësit turq kanë një merak të madh: Pse Almeda i mëson shqip djalit me zor

Në shtëpinë e Almedës flitet shqip e për ta kuptuar këtë mjafton të shohim postimet e prezantueses dhe Tolgahanit, i cili gjithnjë e më shumë po e përvetëson gjuhën tonë. Por jo vetëm, Tolga flet shqip. Almeda na ka treguar se edhe Efehani ka nisur të flasë herë gjuhën tonë e herë atë turke.

Në videon e fundit të postuar në Instagram, prezantuesja shfaqet duke luajtur me të birin dhe i flet atij shqip, veprim i cili nuk është pëlqyer nga një ndjekëse turke, që mesa duket e pengon fakti që një fëmijë mund të flasë sa gjuhë të dojë.

Ajo i ka dërguar një mesazh Almedës ku i shkruan: “Sa dëshirë keni t’ja mësoni me forcë gjuhën e huaj djalit turk”.

Përgjigjen ndjekësja e ka marrë publikisht. Almeda i ka treguar se ajo si një shqiptare, natyrisht do t’i mësojë djalit gjuhën e saj e për më tepër Efehan ka pasaportë shqiptare dhe turke.

“Si nuk i latë këto! Sa për informacion, djali im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”-shkruan Almeda.

(Kosova Sot Online)