Loredana tregon fjalën e parë që ka thënë Hana dhe zbulon planet për zgjerimin e familjes

  • G.G /
  • 14 December 2020 - 10:42
Loredana tregon fjalën e parë që ka thënë Hana dhe zbulon planet për zgjerimin e familjes

Si rrallëherë Loredana ka vendosur të zhvillojë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë më së shumti të interesur rreth jetës private të reperes dhe Hanës. Ata e kanë pyetur se cila ka qenë fjala e parë që e bija ka thënë dhe Loredana është përgjigjur: “Babi!”. Siç duket kjo gjë nuk e ka mërzitur aspak, ndaj ka treguar të vërtetën.

Por çfarë do të ndodhë me jetën e saj si nënë?

Kur është pyetur nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë, Loredana është përgjigjur potësisht e bindur: “PO!”. Siç duket ajo ka në plan të zgjerojë familjen e saj dhe të gjithë fansat po shpresojnë që babai i fëmijëve të ardhshëm të jetë Mozzik.

Ndërkohë para pak ditësh reperja dha një intervistë në një emsion në Gjermani, në të cilin foli për ribashkimin e shumëpërfolur me reperin. Ajo tha se nuk ka rëndësi nëse ata janë bashkë apo jo, por e rëndësishme është që kuptohen shumë mirë bashkë. Loredana tha se Mozzik udhëton shpesh edhe pa Hanën e duke u përgjigjur nuk ngurroi të qeshte.

“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, është shprehur reperja.

(Kosova Sot Online)