Edhe Tayna thyen rregullat anti-Covid, organizon festë me rastin e ditëlindjes

  • G.G /
  • 14 December 2020 - 15:47
Edhe Tayna thyen rregullat anti-Covid, organizon festë me rastin e ditëlindjes

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është një nga emrat shumë të dashur për publikun.

Mirëpo së fundmi përveç sukseseve në muzikë emri i saj është komentuar edhe lidhur me thyerjen e rregullave anti-Covid.

Ishte menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai i cili nëpërmjet disa imazheve të postuara në Instagram ka treguar se i është organizuar festë me rastin e ditëlindjes.

Në ditëlindjen e 24-të ajo ka thyer rregullat anti-Covid dhe kjo nuk është hera e parë. Tayna ka thyer rregullat e izolimit edhe disa herë të tjera ku ka udhëtuar jashtë shtetit.

(Kosova Sot Online)