“Nuk më zuri gjumi gjithë natën”, Jennifer Lopez komenton performancën e djaloshit shqiptar

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 21:51
“Nuk më zuri gjumi gjithë natën”, Jennifer Lopez komenton performancën e djaloshit shqiptar

Shqiptari nga Kosova, Ardit Nreca, se fundmi ka fituar vëmendjen e artistes me famë botërore, Jennifer Lopez.

Arditi ka realizuar një kërcim me këngën më të re të JLo, In The Morning, dhe si duket artistja e ka pëlqyer shumë e madje edhe i ka komentuar.

“Më pëlqen shumë zemër”, ishte komenti i këngëtares për të riun kosovar. Madje këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, ajo e ka bërë shok dhe e ka shpërndarë atë në të gjitha rrjetet sociale.

Në një prononcim për “ABC e Pasdites”, ai u shpreh se ka punuar koreografi nga këngë të njohura botërisht dhe se po pret me padurim që Jennifer të publikojë ndonjë këngë tjetër për të bërë një koreografin e radhës.

Arditi poashtu tha se nuk e ka zënë gjumi gjithë natën pas komentit që mori nga Jennifer.

“Mora një like në Tik Tok. Ajo më ka marrë emrin dhe mbiemrin dhe vetëm kur me ka ardhur një follow. Në të gjitha rrjetet sociale me ka bërë share, follow dhe like. E ka bërë të mundur që njerëzit të kuptojnë që kërcimi është prej meje, koreografia është e imja. Nuk më zuri gjumi, fjeta në orën 3 kur më komentoi”, tha Nreca.

Image

(Kosova Sot Online)