Loredana ia bën “bam” me surprizën e radhës dhe nuk ka lidhje me muzikën!

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 09:57
Loredana ia bën “bam” me surprizën e radhës dhe nuk ka lidhje me muzikën!

Loredana ka rezervuar goxha surpriza dhe sapo na e zbuloi njërën prej tyre dhe nuk lidhet me muzikën.

Pasi po bën namin në muzikë, reperja ka ndërmarrë disa hapa në një fushë tjetër, këtë herë në kozmetikë, duke krijuar linjën e saj të produkteve.

Loredana postoi disa foto në Instagram, ku shihej se kishe vendosur rreth syve një laps të bardhë, duke shkruar: “A e dëshiron këtë lapsin e syve?”

Më pas na paralajmëroi se diçka e madhe po vjen dhe se ajo kishte dhënë maksimumin e saj për këtë projekt kaq të rëndësishëm.

“Nëse duhet të jem e sinqertë, më duhet të them se kam shpenzuar shumë për ta bërë këtë projekt sa më të përsosur, dhe nuk e kisha menduar kurrë që produktet e mia kozmetike do të ktheheshin një ditë në produktet e mia të preferuara!”, shkroi Loredana në një status në Instastory.

Kujtojmë se Loredana ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar duke u shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani, “Best Breaking Act” në Swiss Music Awards, “Best Swiss Act” në MTV EMA .

Ndërkohë, javën që lamë pas albumi i saj “Medusa” është publikuar në të tgjitha platformat online dhe pritet të bëjë bujë.

Ai përmban 11 këngë, nga të cilat 4 me videoklipe dhe intron. Këngët janë të gjitha gjermanisht dhe titullohen: King Lori, Checka, Easy, Rockstar, Naher zu mir, Kein hunger, gangster, uh uh, Alles egal, Geht schon dhe Tut mir nicht.

Loredana u shpreh disa javë më parë se nëpërmjet këtij albumi “Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë.”- duke sqaruar se ky nuk është thjesht tekst kënge, por jeta e saj gjatë 18 muajve të fundit.

Reperja ka shënuar një sërë suksesesh në karrierën e saj gjatë 2020-tës dhe ditën e djeshme u rrëmbeu zemrat të gjithëve me një gjest fisnik.

Gjatë eventit më të madh të bamirësisë në Gjermani, Loredana vendosi të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Ajo u shpreh se është nënë vetë dhe se dëshiron që mamatë në të gjithë botën  të kenë të njëjtën mundësi si ajo që të shohin fëmijët e tyre duke u rritur. 

Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër ajo dhe Mozzik konfirmuan ribashkimin gjatë dokumenarit biografik të Loredanës.

https://www.youtube.com/watch?v=_JBzbQCgXwQ&list=OLAK5uy_lEI5WVB5wU2fW_MYLRjlynSOxBYBwr-qI&index=3

(Kosova Sot Online)