Mos vallë Fifi dhe reperja e njohur shqiptare konfirmuan një bashkëpunim?

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 10:07
Mos vallë Fifi dhe reperja e njohur shqiptare konfirmuan një bashkëpunim?

Duket se këngëtarja e njohur Fifi nuk ka ndërmend ta mbyllë këtë vit pa projekte të reja nga ana e saj, për të cilat ka punuar fort gjatë këtyre muajve.

Vetëm pak ditë më parë, ajo lançoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin e njohur Bardhi, të titulluar “Du & Ich”.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku dhe i ka kaluar 1 milion klikime në Youtube.

Por, duket se një bashkëpunim tjetër është rrugës, të paktën kështu ka lënë të kuptohet deklarata e fundit e Fifit në Instagram.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja tregon se ka dëshirë të bashkëpunojë me Tuna Sejdiun, Rinën dhe Havan.

Këtë postim të Fifit, Rina e publikoi në Instatory-n e saj duke i hedhur benzinë zjarrit.

“Hmm”- shkruan reperja duke e shoqëruar me një emoji ku mendohet dhe kaq është dashur që fansat të bëhen menjëherë gati për një bashkëpunim.

Megjithatë, nuk kemi ende detaje nga vajzat, ndaj mbetet të presim!

(Kosova Sot Online)