Aktori i njohur rruan kokën për shkak të sëmundjes së kancerit

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 18:03
Aktori i njohur rruan kokën për shkak të sëmundjes së kancerit

Jeff Bridges ka rruar kokën për shkak të sëmundjes së kancerit.

Jeff Bridges ka ofruar një azhurnim dy muaj pasi ai njoftoi se kishte limfoma.

Aktori postoi një fotografi të tij me këlyshin e tij të ri në llogarinë e tij të verifikuar në Instagram.

Ai shihet se kishte rruar kokën, ndërsa shkruan “Kjo është më e fundit. Ndjehem mirë. Kam rruar kokën, kam një qenush-Monty. kisha ditëlindjen, u bëra 71-vjeç”.

Ylli i “The Big Lebowski” zbuloi në tetor se po luftonte me kancerin.

“Megjithëse është një sëmundje e rëndë, unë ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe prognoza është e mirë,” shkroi Bridges në atë kohë. “Unë jam duke filluar trajtimin dhe do t’ju mbaj të informuar për shërimin tim”, ka thënë ai.

Image

(Kosova Sot Online)