Bella Hadid sjell modën e ‘80-ës në variantin më të mirë të mundshëm

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 11:43
Bella Hadid sjell modën e ‘80-ës në variantin më të mirë të mundshëm

Jo më larg se dje, modelja e njohur, Bella Hadid ka vendosur të drekojë në Los Angeles së bashku me disa miq të saj. Fotografët u treguan të shpejtë të memorizojnë ‘look-un’ që Hadid kishte zgjedhur duke kombinuar një xhaketë në material xhinsi dhe xhinse në po të njëjtën ngjyrë po ashtu.

Bella e kishte plotësuar pamjen e saj duke vendosur dhe aksesorë si vëthë rrethorë dhe një palë syze në ngjyrë të errët.
Veshja mori vëmendjen e të gjithëve, duke qenë se modelja risolli dhe njëherë në modë stilin e veshjeve në vitin ’80, teksa dukej elegante dhe plot klas me veshjet ‘oversize’.

Epo nëse keni nevojë për pak ndryshim garderobe apo stili, mjafton të shihni zgjedhjet e Bella Hadid. Ajo asnjëherë nuk zhgënjen.

(Kosova Sot Online)