Reagime pas publikimit të këngës së Shkurte Fejzës: Përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 15:02
Reagime pas publikimit të këngës së Shkurte Fejzës: Përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave

Tash e disa javë këngëtarja Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli, kanë publikuar një këngë me titullin “Nuse, mësuse”.

Si duket kënga nuk është pritur mjaftë mirë.

Organizata “Qendra Kosovare për studime gjinore” ka replikuar kundrejtë kësaj kënge duke thënë se kjo ajo përmbanë gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

“Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si: “Fjala prishë e fjala ndreqë Zgjedhi nuse ma mire fjalët Në daç punët mos me i pasë keq Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë” “Me folë butë e me duru Nana ty nuse t’ka mësu Vjehrren me e respektu Ti nderon prindërit e tu” Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme. Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin “Report” dhe duke e zgjedhur opsionin “Hateful or abusive content””, shkruhet në reagim.

Teksti i plotë:

Ah moj nuse sikur msuse

N’shpi t’burrit mban ligjërata

S’po t’pëlqejnë ty punt e vjehrrës

S’po t’pëlqejnë çka thonë kunatat

Mori nuse vezulluse

Ma e reja je n’ket shpi

Dikush tjetër ma i vjetër

Pun’t ma mirë se ti i di

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daq pun’t mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ah moj nuse lumja nuse

Bijat për ty e shqyen defin

Me gëzim të madh ty të kanë pritur

Prandaj ti mos jau prish qejfin

Me fol but e me dëgju

Nana ty nuse t’ka mësu

Vjehrrën me e respektu

Ti nderon prindërit e tu

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mirë fjalt

N’daç punt mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

Ref…x2

Fjala prish e fjala ndreq

Zgjidhi nuse ma mir fjalt

N’daç punët mos me i pas keq

Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë

(Kosova Sot Online)