Shkodran Tolaj me këngën 'Buzëqesh' shpërblehet në edicionin e 58' të festivalit të Shkodrës

  • A.P /
  • 16 December 2020 - 18:19
Shkodran Tolaj me këngën 'Buzëqesh' shpërblehet në edicionin e 58' të festivalit të Shkodrës

Edicioni i 58 -të i festivalit më me traditë në viset shqiptare me qendër në Shkodër, ka shpallur edhe këtë vit fituesit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Drejtori i ansamblit Nacional kishte konkuruar me këngën “Buzëqesh”. Teksti dhe muzika e bërë nga Tolaj jepte mesazh të fuqishëm njerëzor e optimist në këtë kohë të vështirë! 

Kënga është shpërblyer me çmim të tretë dhe ky është një sukses i radhës në krijimtarinë e tij e cila është e mbushur me punë dhe përkushtim!


Në mesin e kompozitorëve që garuan kishte emra mjaft të njohur si Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Ylli Kalaja e shumë të tjerë!
Këngët ishin kënduar para një kohe dhe ishin publikuar për tu votuar nga publiku. 

Image


(Kosova Sot Online)