Romantik si partneri i Gentës, i bën dedikim në shqip e disa gjuhë tjera

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 10:10
Romantik si partneri i Gentës, i bën dedikim në shqip e disa gjuhë tjera

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike.

Këngëtarja ndan shpesh foto e video në rrjetet sociale me ndjekësit e saj, dhe duhet ta pranojmë se Usta është me të vërtetë shumë romantik dhe me veprimin e fundit na ka shkrirë sërish zemrat.

Genta ka postuar në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj kishte përgatitur për të ditën e sotme. Ai i ka dhuruar asaj një tufë me lule dhe po ashtu ka përgatitur një ambient romantik me qirinjë e dedikime dashurie.

Këtë herë ai kishte zgjedhur që shënimin ta bënte në shqip duke shkruar “Të dua shumë, zemra ime!”.

Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Disa muaj më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.

(Kosova Sot Online)