Tayna publikon këngën e re “Johnny”, vjen me skena ‘të nxehta’ në klip

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 10:14
Tayna publikon këngën e re “Johnny”, vjen me skena ‘të nxehta’ në klip

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperja Tayna publikoi për fansat këngën e saj më të re në mbrëmjen e së enjtes.

“Johnny” titullohet kënga e saj e re, e cila e zhanrit hip-hop dhe RnB. Muzika është realizuar nga Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Tayna.

Klipi është xhiruar në Prishtinë nga produksioni Sekuencë. Pjesë e klipit është edhe futbollisti Granit Cana, në të cilin reperja shfaqet në skena mjaft ‘të nxehta’.

Tayna vazhdon të jetë shumë aktive me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga ndjekësit.

https://www.youtube.com/watch?v=e_MjikExmwg&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)