“Para 2 viteve isha tek dhoma jote e lindjes”, Mozzik i bën dedikimin më të bukur për ditëlindje Hanës

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 10:19
“Para 2 viteve isha tek dhoma jote e lindjes”, Mozzik i bën dedikimin më të bukur për ditëlindje Hanës

E vogla e Mozzik dhe Loredanës, Hana, feston sot 2-vjetorin e lindjes. E sigurisht nuk kishte se si në këtë ditë të mungonin urimet speciale nga prindërit për vajzën e tyre të vetme. Mozzik ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël përkrah Hanës dhe i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë ! #2VJET #happybirthday”, shkruan reperi.

Tashmë Mozzik, Loredana dhe Hana po jetojnë ditët më të bukura si familje, pasi hodhën pas krahëve problemet e shkuara. Çifti i njohur i reperëve janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe madje thuhet se ata kanë nisur edhe të bashkëjetojnë në Gjermani. Madje disa ditë më parë, Loredana u shfaq me një unazë martesë në gisht, gjë që i bëri fansat të dyshojnë se ajo mund të jetë martuar për herë të dytë me Mozzik, nëse mes tyre ka pasur një divorc.

Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat për ribashkim disa javë më parë në publikim e pjesës së parë të dokumentarit të reperes. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Reperi shprehet në një moment se:

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.”

(Kosova Sot Online)