“Të dua”, Dua Lipa ia shprehu në mënyrën më të ëmbël dashurinë të ëmës në publik!

  • G.G /
  • 19 December 2020 - 10:13
“Të dua”, Dua Lipa ia shprehu në mënyrën më të ëmbël dashurinë të ëmës në publik!

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka realizuar një interivstë me pyetjet më të shpeshta që njerëzit kanë kërkuar për të në google gjatë këtij viti.

Ajo rrëfeu shumë detaje nga jeta e sa personale, ndërsa që në fillim të intervistës përmendi faktin që është shqiptare.

Kjo ishte përgjigjia e pyetjes nëse ka një emër të mesëm dhe cili ishte emri i saj i vërtetë.

Këngëtarja tregoi se emri i saj ishte thjesht Dua Lipa, kjo pasi ishte shqiptare.

Njëra prej pyetjeve lidhej me mamanë e saj, Anesën, me të cilën këngëtarja ka një lidhje speciale.

“Mamaja ime është një ëngjëll i dërguar nga lart. Ajo quhet Anesa dhe është shkëmbi im dhe shoqja ime e ngushtë.”- ka treguar Dua, fjalë të cilat e kanë emocionuar tepër edhe mamanë e saj.

Anesa ka ripostuar këtë pjesë të intervistës në InstaStory, ndërsa ka shkruar krahas saj “Të dua”.

https://www.youtube.com/watch?v=esfChb49_Rk&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)