Bëri mbi 75 operacione për t’u kthyer në grua, “Kukulla Ken” shfaqet mjaft seksi teksa zgjedh këtë veshje për të bërë shopping

  • G.G /
  • 19 December 2020 - 10:17
Bëri mbi 75 operacione për t’u kthyer në grua, “Kukulla Ken” shfaqet mjaft seksi teksa zgjedh këtë veshje për të bërë shopping

Ajo nuk është e huaj për theksimin e linjave trupore në çdo postim që bën në Instagram.

Jessica Alves tërhoqi sërish vëmendje me look-un që kishte zgjedhur për të bërë “shopping”.

Ylli i televizioneve, e cila është 37 vjeç, kishte veshur një bluzë me dekolte shumë të hapur, duke vënë në plan të parë gjoksin bombastik, sipas “Daily Mail”.

Pantallonat e bardha që kishte zgjedhur, i theksonin edhe më shumë belin e vogël, teksa krahëve mbante një pellush të bardhë.

Flokët biondë dhe të gjatë, Alves kishte zgjedhur t’i linte të lëshuara dhe të drejta, ndërsa kishte bërë edhe një makë up profesional që i theksonte tiparet.

Jessica ka treguar se do të niset drejt Stambollit për të realizuar ndërhyrjen e radhës, të cilën mendon ta bëjë në buzë.

Jessica u transformua në femër vitin e kaluar dhe gjatë gjithë jetës së saj, ka kryer më shumë se 75 ndërhyrje për të cilat ka shpenzuar shuma të mëdha.

(Kosova Sot Online)