Luana Vjollca ka nevojë për ndihmë!

  • G.G /
  • 19 December 2020 - 10:54
Luana Vjollca ka nevojë për ndihmë!

Moderatoren Luana Vjollca e kemi parë prej vitesh bjonde dhe ajo ka ruajtur thuajse gjithmonë të njëjtin look.

Herë me flokë të gjatë e herë me të shkurtër, me modele të ndryshme flokësh, “luanesha” është një prej bjondeve më seksi në ekran.

Mirëpo, duket se Luanën e ka marrë vërtet malli për ndryshime dhe po i mendon seriozisht.

Në InstaStory, moderatorja ka pyetur ndjekësit nëse po i mungon Luana brune ose me flokët ngjyrë kafe dhe po pret përgjigjen e tyre.

Në bazë të përgjigjes së fansave të saj, duket se Luana do të marrë vendimin për një ndryshim drastik në look-un e saj.

“Kam një pyetje të rëndësishme: A ju ka marrë malli për Luanën brune/kafe?”- ka shkruar ajo.

Si mendoni ju? Duhet të bëjë Luana një ndryshim të tillë?

(Kosova Sot Online)