Vajza e Shkurte Fejzës e ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni të veçantë

  • 17 June 2026 - 08:01
Vajza e Shkurte Fejzës e ka kurorëzuar dashurinë në një ceremoni të veçantë

Vajza e këngëtares së njohur Shkurte Fejza dhe Hajrushit,  Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni të veçantë familjare, ku kryetari Përparim Rama kurorëzoj dashurinë e çiftit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Atmosfera e ngrohtë dhe emocionet e kanë shoqëruar këtë ditë të rëndësishme për familjen Behluli.

 

Një nga momentet më prekëse ishte ai kur pranë Agnesës u pa motra e saj, Gresa, e cila e kapluar nga emocionet nuk mundi t’i përmbante lotët.

Agnesa dhe partneri i saj pritet të organizojnë një dasmë madhështore më 19 qershor.

 

(Kosova Sot Online)