Rita mbështet mikeshën e saj Bebe Rexhën

  • A.P /
  • 16 June 2026 - 13:25
Rita mbështet mikeshën e saj Bebe Rexhën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj për mikeshën dhe kolegen, Bebe Rexha, vetëm pak orë pasi kjo e fundit publikoi albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bebe Rexha lançoi të premten albumin e katërt të karrierës së saj, një projekt që shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të këngëtares, pasi është albumi i parë që ajo publikon si artiste e pavarur, pas ndarjes nga shtëpia e saj e mëparshme diskografike.

 

Në një periudhë kaq të rëndësishme për çdo artist, Rita Ora nuk mungoi me përkrahjen e saj. Këngëtarja ndau në “Instastory” kopertinën e albumit “Dirty Blonde”, duke i ftuar miliona ndjekësit e saj të dëgjojnë projektin më të ri muzikor të bashkëkombëses.

Gjestin e Rita Orës e pritën me entuziazëm fansat e të dy artisteve, të cilët prej vitesh ndjekin miqësinë dhe raportin e afërt mes dy yjeve shqiptare që kanë arritur sukses të madh në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

Miqësia mes Rita Orës dhe Bebe Rexhës ka vite që vazhdon dhe është shoqëruar vazhdimisht me mbështetje reciproke për projektet muzikore dhe paraqitjet publike të njëra-tjetrës. Përveç raportit miqësor, ato kanë bashkëpunuar edhe në muzikë, duke qenë pjesë e hitit të njohur Girls, së bashku me Cardi B dhe Charli XCX.

Image

(Kosova Sot Online)