Selvija njofton se Shpati ka lënë pas disa këngë të papublikuara

  • A.P /
  • 19 June 2026 - 08:17
Selvija njofton se Shpati ka lënë pas disa këngë të papublikuara

Humbja e këngëtarit Shpat Kasapi ka lënë gjurmë në skenën muzikore dhe te publiku që e ka ndjekur ndër vite, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Bashkëshortja e tij, Selvija, ka bërë të ditur se artisti ka lënë pas disa këngë të papublikuara, të cilat do të publikohen gradualisht për të ruajtur trashëgiminë e tij muzikore.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ka ndarë ndjenjat e saj të dhimbjes dhe krenarisë, duke theksuar se një nga projektet e para që do të publikohet është kënga me titull “NANA”, e cila pritet të publikohet në YouTube.

Image

(Kosova Sot Online)