Shakira zbulon si Kupa e Botës ia ndryshoi jetën

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 13:07
Shakira zbulon si Kupa e Botës ia ndryshoi jetën

Shakira ka rrëfyer se futbolli dhe Kupa e Botës kanë luajtur një rol shumë më të madh në jetën e saj sesa mund ta imagjinojnë fansat, duke zbuluar se pikërisht ky kompeticion i solli dashurinë, familjen dhe disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në një intervistë për revistën People, ylli kolumbian foli për lidhjen e veçantë që ka me turneun më të madh të futbollit në botë, duke kujtuar se Kupa e Botës 2010 shënoi një kthesë të madhe në jetën e saj personale.

Ishte pikërisht gjatë asaj periudhe kur ajo njohu futbollistin spanjoll Gerard Pique, me të cilin më vonë krijoi familje dhe solli në jetë dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha.

Këngëtarja kujtoi me nostalgji edhe rrugëtimin e saj muzikor të lidhur me Kupat e Botës, që nisi në vitin 2006 me hitin “Hips Don’t Lie” dhe kulmoi me “Waka Waka (This Time for Africa)”, kënga zyrtare e Botërorit 2010 që u shndërrua në një fenomen global.

Sipas saj, “Waka Waka” nuk ishte thjesht një këngë suksesi, por projekti që ndryshoi rrjedhën e jetës së saj.

Madje, me humor, Shakira tha se djemtë e saj i quan shpesh “fëmijët Waka”, pasi beson se gjithçka që pasoi në jetën e saj nisi falë asaj kënge ikonike.

Artistja kujtoi gjithashtu paraqitjen e saj në Kupën e Botës 2014 në Brazil me këngën “La La La (Brazil 2014)”, një periudhë që e përjetoi në mënyrë edhe më emocionale, pasi në atë kohë ishte shtatzënë me djalin e saj më të vogël, Sasha.

Për Shakirën, çdo Kupë Bote mbetet një ngjarje e jashtëzakonshme që bashkon kultura, kombe dhe miliona njerëz në mbarë globin.

Image

(Kosova Sot Online)