Mëngjesi më i bukur! Gold AG e nis ditën me të birin që fle mbi shpatullat e tij! (Foto)

  • G.G /
  • 19 December 2020 - 12:24
Mëngjesi më i bukur! Gold AG e nis ditën me të birin që fle mbi shpatullat e tij! (Foto)

Gold Ag u bë në 28 nëntor baba i një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Gueril. Me lajmin e lindjes, reperi zbuloi edhe emrin për vogëlushin.

Ky emër hapi diskutime të shumta.Gold Ag ka treguar se emri Gueril ka të bëjë me një metodë sulmi të luftëtarëve kundër armikut dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ka qenë ushtri guerile.

Në të njëjtën ditë që u bë baba, reperi publikoi edhe këngën “Babë e djalë”, kushtuar lidhjes mes prindit e fëmijës e sigurisht motivimin për të luftuar për lirinë e atdheut.

Në rrjete sociale, Gold AG s’na i ka kursyer pozat me të voglin, ndërsa mëngjesin e sotëm publikoi foton më të bukur.

Guerili flinte mbi shpatullat e tij dhe kjo foto na mbushi me dashuri!

“Mirëmëngjesi”- shkroi reperi krahas postimit, duke na dhuruar të gjithëve një mëngjes të ëmbël!

(Kosova Sot Online)