Rita Ora ndihet e trishtuar, një person shumë i dashur për këngëtaren ndahet nga jeta

  • G.G /
  • 19 December 2020 - 13:07
Rita Ora ndihet e trishtuar, një person shumë i dashur për këngëtaren ndahet nga jeta

Mbrëmjen e djeshme, Rita ora ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë që një fanse shumë e madhe e saj, ka ndërruar jetë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, këngëtarja me origjinë shqiptare shpreh ngushëllimet e saj për humbjen e Suzzane, të cilën përveçse fanse, e kishte bërë edhe shoqe.

“Ndihem e shkatërruar të dëgjoj që e bukura Suzzane është ndarë nga kjo jetë. Suzzane ishte një shoqe që erdhi tek unë nëpërmjet ‘fanpage-ve’ të mia. Ajo ishte gjithmonë një suportuese e madhe dhe me prezencë të madhe në komunitetin e fansave të mi. Fytyra e saj e bukur dhe shpirti i saj bujar do më mungojnë shumë. Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzzane-s. Nëse ndiheni të vetmuar, dijeni që nuk jeni. Mund ta mbroni shëndetin tuaj mendor. Mos vuani në heshtje, kërkoni ndihmë,”- shkroi Rita.

Pas zhurmës për thyerjen e rregullave të pandemisë, Rita ka udhëtuar në Bullgari për të xhiruar këngën e saj të re.

(Kosova Sot Online)