Kaloi me semafor të kuq, Alketa Vejsiu kërkon falje publikisht

  • E.K /
  • 20 dhjetor 2020 - 15:58
Kaloi me semafor të kuq, Alketa Vejsiu kërkon falje publikisht

Alketa Vejsiu ka kërkuar falje publike përmes një postimi në rrjete sociale, për një gabim të para pak ditëve më parë që u përfol dhe komentua në rrjet. Moderatorja postoi një video ku kalonte semaforin me të kuqe dhe siç shprehet vetë ajo, gjithçka ka ndodhur prej lodhjes, që ka sjellë më pas edhe shpërqëndrimin. Alketa e nis faljen publike me pak humor duk shkruar se si shofere mund të mos jetë aq e mirë, por si këngëtare e kalon klasën.
Moderatorja tregon se mund të kishte punësuar shofer, por preferon ta ngasë vetë makinën teksa shton se nuk e ka aspak problem të kërkojë falje publike kur bën gabime.

Statusi i plotë: “Si shofere nuk jam dhe aq e mire, por si kengetare ne timon e kaloj klasen. Una Noche Mas! Ne trafik ngre volumin dhe kendoj! Dheeeee pa dashje si para disa ditesh, kaloj ndonjehere me te kuqe semaforin! Alketaaaaaa mos kalo me te kuqe Alketaaaaa! Ps. Ne nje story duke kenduar para pak diteve kam dhene nje shembull te gabuar duke kaluar me te kuqe, mos e ndiqni kete shembull Mungesa e perqendrimit, lodhja. Ne pergjithesi per kete arsye do preferoja shoferin, por e kam shume qejf ta ngas makinen vete dhe te degjoj muzike! Ndjese cdo qyetari nga nje qytetare qe ben te pamunduren te jete nje shembull i mire per te gjithe, por besoj na ka ndodhur te gjitheve ndonjehere! Nuk kam asnje kompleks te kerkoj ndjese publike, madje mendoj qe kjo me ben njerezore! Fundjave te bukur”.

(Kosova Sot Online)