Kida, lule, shoqe dhe një zemër në ditëlindjen numër 23

  • G.G /
  • 21 December 2020 - 10:24
Kida, lule, shoqe dhe një zemër në ditëlindjen numër 23

Kida e ka pritur 23-vjetorin në formën më të mirë të mundshme ashtu siç i takon një vajze plot energji si ajo.

Mes shoqesh të ngushta, lulesh, dhuratash e një darke elegante.

“1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falenderuese për secilin prej jush!”, ka shkruar Kida krah fotos me flokët e verdhë të cilët i ndryshoi pak ditë më parë, para se të sillte projektin e fundit muzikor ‘Drunk’.

Në ‘Instastory’ Kida ka ndarë të gjitha momentet me mikeshat e saj, të cilat kanë zgjedhur të festojnë me këngët e vajzës së ditëlindjes.

Mes shumë dhuratash kanë dalluar trëndafilat e kuq, mesazhin e të cilave Kida vendosi ta mbulojë me një zemër. Nuk do të ishte çudi që tanimë kënëgëtarja ta kishte gjetur shpirtin binjak, edhe pse prej kohësh ka pohuar se është ‘single’.

(Kosova Sot Online)