Gjejeni me kë? Kënga e re e Morena Tarakut do të jetë një super bashkëpunim!

  • G.G /
  • 21 December 2020 - 10:55
Gjejeni me kë? Kënga e re e Morena Tarakut do të jetë një super bashkëpunim!

Këtë vit, këngëtarja Morena Taraku s’ka bërë thuajse fare pushime dhe ka punuar për projekte të reja muzikore, duke surprizuar herë pas here fansat e saj.

Vetëm dy muaj më parë, ajo solli një super bashkëpunim me mikun e saj, Stresin, të titulluar “Bad Girl”.

Një muaj pas tij, Morena na surprizoi me këngën e saj të re të titulluar “Alexander” dhe prisni se surprizat s’kanë mbaruar akoma!

Këngëtarja ka punuar për një tjetër projekt, kësaj here sërish bashkëpunim, siç ka treguar në postimin e fundit në Instagram.

Mirëpo, Morena ka preferuar të mos japë të tjera detaje dhe t’i lërë fansat e saj me pikëpyetje.

Detaji i vetëm që dimë deri tani është që kënga do të quhet “Money”, ndërsa të gjithë u bëmë kuriozë të mësojmë me kë do ta sjellë këtë bashkëpunim.

“#MONEY ft ? ”- shkruan këngëtarja krahas postimit.

Presim të na surprizojë!

(Kosova Sot Online)