Çifti i sukseseve! Mozzik jep lajmin e bukur rreth tij dhe Loredanës dhe fansat aq deshën!

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 09:35
Çifti i sukseseve! Mozzik jep lajmin e bukur rreth tij dhe Loredanës dhe fansat aq deshën!

Në gusht të 2019, pesë muaj pas bashkëpunimit të tyre “Romeo & Juliet”, çifti i njohur i showbiz-it, Loredana dhe Mozzik u rikthye fuqishëm me një bashkëpunim të ri i cili mbante titullin “Eiskalt”.

Nga gjermanishtja, kjo fjalë do të thotë “Ngrirje”. Në klipin e këngës dyshja duket shumë në harmoni dhe sigurisht me super kimi e energji.

Teksti i këngës është i gjithi në gjermanisht dhe numëron rreth 63 milionë klikime.

Së fundmi, çifti kanë fituar një çmim të rëndësishëm në Gjermani. Ishte Mozzik ai që e ndau lajmin e bukur me fansat në rrjetet sociale, ku postoi një Instastory duke treguar edhe çmimin që kanë fituar.

Në videon e postuar prej tij shihet fotoja e tyre shkëputur nga videoklipi dhe pas ndarjes dhe ribashkimit kjo është hera e parë që e shohim reperen në profilin e tij në Instagram.

Më 25 nëntor u publikua pjesa e parë e dokumentarit të Loredanës. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet. Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.

Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”- janë këto fjalët e Mozzik për reperen.

Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë. Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme.

Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.

Disa ditë më parë u raportua se Mozzik dhe Loredana kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani. Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë.

https://www.youtube.com/watch?v=0mkhdIo2DGw&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)