Prej vitesh në New York, Albërije Hadërgjonaj shpërngulet për të jetuar drejt këtij destinacioni

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 11:21
Prej vitesh në New York, Albërije Hadërgjonaj shpërngulet për të jetuar drejt këtij destinacioni

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Albërije Hadërgjonaj, ka jetuar prej vitesh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo jetonte në New York prej kohësh, mirëpo duket se për këngëtaren ka ardhur momenti i ndryshimeve.

Albërija është shpërngulur drejt një tjetër vendi në SHBA, siç ka treguar edhe në një përditësim të vendbanimit të saj në Facebook.

Këngëtarja ka bërë me dije se tashmë do të jetojë në Los Angeles të Kalifornisë.

Në fakt, atje jeton prej kohësh edhe vajza e saj Anxhelina dhe mbase nënë e bijë kanë vendosur të jetojnë tashmë së bashku.

Vetëm pak ditë më parë, vajza e saj Anxhelina u rikthye në muzikë me projektin “Precious”, që u pëlqye shumë nga publiku.

Madje, për këtë projekt ajo mori mbështetjen e emrave të famshëm, si Kim Kardashian.

Këngëtarja shqiptare është shoqja më e mirë e grimierit të Kim, Ariel dhe siç duket kjo ka qenë një ndër arsyet pse Kardashian ka publikuar projektin e fundit muzikor të artistes shqiptare.

“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, shkruante Kim.

Sigurisht që ky postim e ka lumturuar pafund Anxhelinën, sepse jo të gjithë arrijnë të njihen nga Kim Kardashian dhe aq më tepër të kenë një postim të dedikuar në profilin e saj në Instagram. Anxhelina e ka falenderuar disa herë Kim për mbështetjen, duke vënë në dukje faktin se ajo është një gratë më të suksesshme, por edhe më modeste në botë.

“Wow! Shumë faleminderit Kim Kardashian! Nuk e ke idenë se sa shumë do të thotë mbështetja jote për mua. Kam punuar për këtë këngë shumë gjatë. Kjo është përtej! Faleminderit

Mbretëresha e botës! Faleminderit! Zemra ime është shumë e mbushur tani! Jam më shumë se mirënjohëse! Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenurit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme! Dhe si grua vetë jam shumë e lumtur të shikojë se si gratë si ty mbështesin gratë si unë! Faleminderit pafundësisht!”, shkruante Anxhelina.

https://www.youtube.com/watch?v=tAF1MdDawYM&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)