Do të martoheshin këtë vit, por Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj heqin dorë nga altari

  • 23 December 2020 - 11:16
Do të martoheshin këtë vit, por Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj heqin dorë nga altari

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kishin menduar që të martoheshin gjatë këtij viti, por pandemia ua anuloi planet.

Ata kishin menduar ta kurorëzonin dashurinë në Itali, por nuk arritën ta bënin ëndrrën realitet. Madje tashmë kanë vendosur që të mos shkojnë fare drejt altarit, raporton “USA Today”.

Në një intervistë për “Radio Andy”, Jennifer ka folur për planet e saj të martesës.

“Kemi folur për këtë gjë, patjetër. Ishte vërtetë e trishtë, sepse ne supozonim që të martoheshim në qershor dhe kishim planifikuar gjithçka.

Kështu që po shikonim për në mars ose në prill dhe thamë ‘ndoshta kjo nuk do të ndodhë’. Më pas ne anuluam gjithçka, sepse Italia ishte vendi më i prekur në botë”,- rrëfeu Jennifer.

Ajo është shprehur se ky moment ju dha mundësinë që të ndalonin dhe të mendonin, nëse duhet të nxitojnë vërtetë në këtë gjë. Ajo tha se mbase martesa mund të vijë më vonë, por nuk e dinë ende këtë.

“Na dha një moment pauze për të menduar. Dhe unë mendoj se është diçka që ndoshta është ende e rëndësishme për ne, por nuk kemi pse nxitohemi. Do të ndodhë kur të ndodhë”,- shtoi këngëtarja.

Ajo dhe Rodriguez, 45 vjeç, janë së bashku që nga shkurti i vitit 2017 dhe njoftuan fejesën në muajin mars të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)