Një ngjashmëri e pabesueshme/ Aktori turk me origjinë shqiptare në rolin e Sandokan

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 11:54
Një ngjashmëri e pabesueshme/ Aktori turk me origjinë shqiptare në rolin e Sandokan

Can Yaman tashmë është kthyer jo vetëm në një nga aktorët më të suksesshëm, por edhe shumë të komentuar jo vetëm në showbizin turk.

Por së fundmi aktori me origjinë shqiptare do të luajë rolin e një heroi kombëtar të televizionit italian: Sandokan.

Në gjurmët e Kabir Bedir të cili i ngjan shumë, Can do të luajë së bashku me Luca Argentero ( i cili do të interpretojë Yanez) për një podcast në radio që do të përqëndrohet në historinë e ‘Tigrit të Majlazizë’.

Do të jenë 8 episode, një prodhim i cili do të dalë nga vera e 2021 për Lux Vide në partneritet me RTl 102.5.

‘Tani jemi duke u bërë gati për Sandokan’, shkruan aktori në profilin e tij në Instagram, duke postuar një foto në të cilën ngjashmëria me personazhin e famshëm është vërtet e pabesueshme.

Seria është shkruar nga Alessandro Sermoneta dhe Davide Lantieri, të cilët janë frymëzuar nga romanet e Salgarit, në një riinterpretim modern të botës së ‘Tigrit të Malajzizë’.

Sandokan, me nofkën Tigri i Malajzisë ose Tigri i Mompracem, është një personazh i trilluar dhe protagonist i romaneve të shumta aventureske të ciklit pirat Malajzian të krijuar nga shkrimtari i famshëm veronez i romaneve aventurë Emilio Salgari, më pas i adaptuar në filma, mini-seri televizion, seri të animuar, filma TV dhe komike.

(Kosova Sot Online)