Festë në familjen e Shkurte Gashit, zbulohet edhe emri i djalit(FOTO)

  • G.G /
  • 23 dhjetor 2020 - 14:11
Festë në familjen e Shkurte Gashit, zbulohet edhe emri i djalit(FOTO)

Për shumë muaj, këngëtarja u distancua nga vëmendja e publikut që të kalonte muajt e shtatzënisë së saj plotësisht në privatësi.

Por tani këngëtarja ka marrë një epitetin më të bukur në jetë, ajo është bërë nënë. Në jetë solli një djalë.

Ndonëse ajo ende nuk ka reaguar publikisht për ardhjen në jetë të djalit, gjatë ditës u organizua një festë mikpritëse në shtëpi për këngëtaren dhe djalin e saj.

Dita më e veçantë në jetën e saj iu besua tërësisht kompanisë dekoruese Grand Decor, që u kujdesën deri në detajin e fundit për të krijuar një ambient shumë të këndshëm për mamin dhe bebin.

Ishte një nga detajet e bukura të dekorit që na zbuloi edhe emrin e vogëlushit që është Mal.

Me jetë të gjatë!

(Kosova Sot Online)