Fero u rikthye në rrjete sociale dhe është gati të plasë “bombën” e radhës!

  • G.g /
  • 23 December 2020 - 14:46
Fero u rikthye në rrjete sociale dhe është gati të plasë “bombën” e radhës!

Para disa ditësh, Arbenita Ismajli, na bëri të ditur se Fero ishte rikthyer në rrjete sociale. Ajo publikoi një foto përkrah reperit dhe lajmëroi të gjithë fansat për rikthimin e tij.

“@ferofera zemra u rikthye!”, shkroi Arbenita.

Mesa duket ky rikthim i tij në rrjete sociale nuk ka qenë i kot, sepse reperi ka paralajmëruar sot se së shpejti do të vijë me një projekt muzikor. Ai ka postuar një foto i ulur në një poltron dhe me syze. Reperi ka zbuluar se kënga e re do të mbajë titullin “Italy” dhe do të vijë më shpejt nga ç’e prisnim. Ai ka treguar se “Italy” do të publikohet ditën e premte.

Menjëherë pas këtij postimi fansat dhe kolegët i kanë uruar rikthimin në rrjete sociale dhe që do të sjellë një këngë të re. Deri më tani nuk dimë detaje të tjera në lidhje me këtë projekt të Feros, por reperi duhet të ketë punuar gjatë për të, duke qenë se dhe për këtë arsye vendosi të shkëputej nga rrjetet sociale.

Gjatë kësaj kohe reperi ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë. Fero kishte rezervuar edhe një surprizë për të gjithë ditën e Pavarësisë. Ai erdhi me një super bashkëpunim që nuk e priste askush. Reperi bashkoi forcat me Veli Sahitin të grupit Trix për këngën ‘Liria ka emër’ , ku vjen ndryshe nga ai që kemi parë deri tani.

Ndërkohë shumë shpejt Fero do të sjellë një bashkëpunim me Stresin. Ishte ky i fundit ai i cili para pak javësh publikoi  një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”

https://www.youtube.com/watch?v=I3onzwF4UUA&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)